Chelsea rivalizon top klubet evropiane për talentin brazilian - NACIONALE

Chelsea rivalizon top klubet evropiane për talentin brazilian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea, Real Madrid dhe Paris Saint-German janë në garë për të siguruar shërbimet e talentit brazilian, Endrick.

16-vjeçari shihet si një ndër lojtarët me të ardhme të ndritshme dhe muajin e kaluar theu rekordin për lojtarin më të ri që luan për skuadrën braziliane, Palmeiras.

Ai ka shënuar 165 gola në 169 ndeshje për Palmerias në moshat e reja dhe tani ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, të cilët po konsiderojnë të dërgojnë oferta.

Derisa, Real Madrid besohet se është favoriti për të siguruar shërbimet e tij, lojtari është takuar disa herë me Chelsean, raporton "Evening Standard".

PSG gjithashtu është e përfshirë në këtë "luftë" ofertash, derisa shumë klube të tjera gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

Derisa klubet e mëdha e duan Endrickun, ata mund ta transferojnë vetëm kur lojtari t'i mbush 18 vjet, në vitin 2024 shkaku i rregullave internacionale.

Babai i lojtarit, Douglas gjithashtu është i përfshirë në këtë vendim dhe prioritet do t'i bëjë ofertave që synojnë ngritjen e brazilianit.

Endrick bëri debutimin te Palmeiras muajin e kaluar, duke qenë vetëm në moshën 16-vjecare dhe shënoi dy gola kundër Athletico Paranaense.

Në korrik, kur Endrick mbushi 16 vjeç, ai i tha Sportsmail: “Si ta përballoj zhurmën? Mundohem të kujtoj se jam shumë i ri.

“Përpiqem të kujtoj se jam ende fëmijë dhe se është vetëm një lojë. Nuk dua ta marr shumë seriozisht.

“Po, dua të jem serioz për karrierën time, por gjatë lojës dua të argëtohem sa më shumë që të jetë e mundur”.

Ky argëtim duket se do të vazhdojë kudo në Evropë që e çon karriera e tij.

Lajme të ngjashme