Chelsea rikthen interesimin për Neymarin
Chelsea është i interesuar për të bërë një ofertë për sulmuesin Neymar, por do të pres të sheh nëse braziliani është i gatshëm për t’u larguar nga “Parku i Princave”.
E ardhmja e futbollistit më të shtrenjtë në histori mbetet në dyshime, pavarësisht që ka edhe katër vite të mbetura në kontratë, e cila skadon më 2027.
Neymar nuk është kthyer nga lëndimi që nga muaji shkurt, ku pësoi një lëndim që iu nevojit operacioni dhe një periudhë e gjatë për t’u shëruar.
Mirëpo, 31-vjeçari i është bashkuar PSG-së në parapërgatitje këtë javë dhe thuhet se javët e ardhshme do të jenë kyçe për të ardhmen e tij.
Sipas “Le Parisien”, në rast që Neymar vendos të largohet nga liga franceze, atëherë Chelsea mund të jetë destinacioni i radhës pasi klubi anglez po e vëzhgon nga afër.
Neymar donte largimin javë më parë shkaku i situatës së krijuar brenda klubit, por arritja e Luis Enriques mund ta ndryshojë këtë vendim të brazilianit.
Luis Enrique dhe Neymar në të kaluarën punuan te Barcelona, ku blaugranasit e fituan tripletën në sezonin debutues të teknikut spanjoll.
Pavarësisht bashkëpunimit që dyshja kanë pasur, PSG preferon ta shesë Neymarin, i cili fiton rreth 22 milionë funte në sezon.
Neymar preferon rikthimin te Barcelona që e cilëson si ëndërr, mirëpo klubi katalunas ia ka mbyll derën shkaku i gjendjes së rëndë financiare.