Chelsea refuzon ofertën e klubit të Premierligës për Brojën
Chelsea ka refuzuar ofertën e huazimit të Wolves për sulmuesin Armando Broja, mirëpo megjithatë mund të pranojnë një ofertë për Fulhamin.
“90min” raportoi të hënën se “Blutë” po konsiderojnë shitjen e shqiptarit në afatin dimëror që të bëhen gati për të blerë Victor Osimhenin në verë.
Wolves bëri lëvizjen e parë zyrtare duke bërë një ofertë huazimi për Brojën me opsion blerje, por që s’ishte i obligueshëm andaj edhe Chelsea e hodhi poshtë.
Mirëpo, e ardhmja e lojtarit ende nuk është e sigurt në “Stamford Bridge”, pasi Fulham është duke konsideruar të bëjë një lëvizje meqenëse Raul Jimenez u lëndua në barazimin ndaj Evertonit.
Chelsea e vlerëson Brojën rreth 50 milionë funte, por janë të hapur që të negociojnë dhe ta lirojnë edhe për 35 milionë funte.
Klubi londinez i ka Christopher Nkunkun dhe Cole Palmer të gatshëm prandaj prezenca e Brojës s’është më shumë e rëndësishme andaj edhe duan ta shesin.
22-vjeçari shkëlqeu sa ishte huazim te Southampton duke shënuar gjashtë gola, që pastaj ndikoi të rinovonte për gjashtë vite mirëpo dështoi ta tregonte vetën nën urdhrat e Tuchel, Potter ose edhe Lampard, rrugë që po e ndjek edhe me Pochettinon në stol.