Chelsea realizon fitore ndaj Leicester Cityt
Chelsea ka vazhduar me rezultate të mira në Premierligë, tani duke shënuar fitore 2:0 në udhëtim te Leicester City.
Që kur Enzo Maresca e mori kreun e skuadrës londineze, ata janë kthyer në rrugën e mbarë, duke pasur sezon të suksseshëm deri më tani.
Chelsea e dominoi tërësisht takimin ndaj Leicester sot, si në posedim, ashtu edhe në krijim të rasteve.
Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, me Nicolas Jackson që realizoi për 1:0, i asistuar nga Enzo Fernandez.
Për 2:0 shënoi ylli argjentinas, Fernandez, në minutën e 75-të.
🚨🏴 GOAL | Leicester 0-2 Chelsea | Enzo Fernandez
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
ENZO FERNANDEZ DOUBLES THE LEAD FOR CHELSEA !!!!!!!!!!!pic.twitter.com/TTcIs6RQEq
Krejt çfarë Leicesteri bëri në këtë ndeshje ishte goli i vonshëm në minutat shtesë nga Ayew që realizoi nga pika e bardhë, për 2:1.
🚨🏴 GOAL | Leicester 1-2 Chelsea | Jordan Ayew
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 23, 2024
JORDAN AYEW GETS ONE BACK FOR LEICESTER!pic.twitter.com/bOlRWFAXCJ
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 22 pikëve pas 12 xhirove, duke rrëmbyer vendin e tretë në Premierligë.