Chelsea pëson humbje nga Brighton, Tottenham me rikthim fiton ndaj Bournemouth - NACIONALE

Chelsea pëson humbje nga Brighton, Tottenham me rikthim fiton ndaj Bournemouth

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Brighton (4:1), derisa Tottenham me një përmbysje të madhe arriti t’i arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Bournemouth (2:3), në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

"Blutë" zhvilluan lojë jo të mirë derisa nisën këndelljen në pjesën e dytë, mirëpo që Brighton arkëtoi pikët e plota duke triumfuar me rezultat 4:1.

Brighton e nisi për mrekulli duke rrezikuar nga minuta e parë, mirëpo që Thiago Silva arriti dy herë ta largojë topin në vijë.

Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe Kaoru Mitoma pasoi te Leandro Trossard i cili dribloi Kepa Arrizabalaga dhe pastaj kaloi vendasit në epërsi (5').

Forma e lartë e Brightonit vazhdoi dhe dyfishuan epërsinë pasi Ruben Loftus-Cheek e dërgoi aksidentalisht topin në rrjetë në përpjekje për ta larguar (14').

Pas dy golave të pranuar, Chelsea kishte disa mundësi të mira shënimi përmes Pulisic dhe Callagher, por nuk i finalizuan.

Në përfundimin e pjesës së parë, ishte Trevoh Chalobah i cili e dërgoi topin në rrjetën e vetë në përpjekje për të bërë një pasim që nuk rezultoi i saktë (42').

Gjatë pjesës së dytë, Kai Havertz ngushtoi epërsinë duke shënuar me kokë pas një harkimi të bukur të Callagner (48').

Edhe pse pastaj kishin disa raste në vazhdim, skuadra e drejtuar nga Graham Potter nuk arriti t'i konkretizojë.

Derisa Chelsea sulmonte, Brighton nisi një aksion të shpejtë ku Pascal Gross, gjeti rrugën drejtë rrjetës duke vulosur fitoren 4:1.

Pas kësaj humbje, Chelsea bie në pozitën e pestë me 21 pikë, derisa Brighton ngritët në të shtatën me 18 sosh.

Në anën tjetër, Tottenham ka bërë një përmbysje të madhe që t’i arkëtojë pikët e plota duke fituar ndaj Bournemouth. Pavarësisht që ishin në disavantazh prej dy golave, Spurs fituan në fund me rezultat 2:3.

Vendasit kaluan në epërsi përmes Kieffer Moore, që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia pas një asistimi të bukur të Marcus Tavernier (23').

Bournemouth pastaj dyfishoi epërsinë përmes Adam Smith që realizoi me një teknikë të bukur pas një tjetër asistimi të Moore (50').

Sidoqoftë, vetëm shtatë minuta më vonë Tottenham nisi këndelljen duke ngushtuar epërsinë përmes Ryan Sessegnon që realizoi pas një asistimi të Pierre-Emile Hojbjerg (57').

Ndërsa, ishte Ben Davies që shënoi me kokë për të baraspeshuar gjithcka në takim nga harkimi i Heung-min Son (73').

Përmbysja e madhe e Tottenhamit ndodhi në kohën shtesë, ku Rodrigo Bentacur realizoi nga afërsia (90+2').

Tottenham tani mban pozitën e tretë me 26 pikë, derisa Bournemouth zë vendin e 14-të me 13 sosh.

Lajme të ngjashme