Chelsea përgatit ofertë 40 milionëshe për pasuesin e Kepa Arrizabalagas - NACIONALE

Chelsea përgatit ofertë 40 milionëshe për pasuesin e Kepa Arrizabalagas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është duke përgatitur një ofertë 40 milionë funte për të nënshkruar me portierin e Inter Milanit, Andre Onana, këtë verë.

Pozita e ‘gardianit’ është prioritet për skuadrën londineze, pavarësisht që ende s’është caktuar trajneri ir i me Mauricio Pochettinon si favoriti kryesor për ta pasuar Graham Potterin.

Kepa Arrizabalaga ka shijuar sezonin më të mirë që kur iu bashkua klubit, por aspak nuk ia ka dalë të jetojë në standardet e vendosura nga Petr Cech, respektivisht Thibaut Courtois.

Sipas “The Telegraph”, Chelsea tashmë është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 40 milionë funteve për ta bindur Interin ta lejojë Onanan të largohet.

Pas nëntë muajve jashtë fushës shkaku që doli pozitiv me një substancë, kamerunasi arriti ta shpëtojë karrierën duke qenë titullar i padiskutueshëm te “Zikaltërit”.

Kurse, sa i përket Edouard Mendyt – edhe pse ishte titullar i pazëvendësueshëm vitin që lamë pas, ai pritet të largohet në verë pasi ka refuzuar disa herë rinovimin e kontratës.

Senegalezi nuk ka zhvilluar asnjë një ndeshje që pas Kupës së Botës, me trajnerët që drejtuan “Blutë” që preferonin spanjollin.

Chelsea është duke synuar t’i jap fund këtyre rekordeve negative me një ndeshje ndaj Bournemouthit të shtunën.

Lajme të ngjashme