Chelsea organizon iftar të hapur në stadiumin Stamford Bridge
Të dielën me 26 mars, Fondacioni Chelsea do të shtrojë një iftar të hapur në njërën anë të fushës në stadiumin Stamford Bridge, për herë të parë në historinë e klubit apo në një stadium të Premierligës.
Iftari i hapur do të bëhet në bashkëpunim me Projektin e Tendës së Ramazanit, një shoqatë bamirësie e vlerësuar me çmime, që u themelua në vitin 2013, me një mision për t’i bashkuar komunitetet dhe për të ofruar mundësi për të kuptuar më mirë muajin e Ramazanit.
Projekti i Tendës së Ramazanit, që këtë vit do ta festojë 10-vjetorin e vet, e organizon Festivalin Vjetor të Ramazanit, një festë vjetore e artit, kulturës dhe krijimtarisë të frymëzuar nga muaji i shenjtë i Ramazanit.
Ngjarja më e madhe e komunitetit në Mbretërinë e Bashkuar në Ramazan, Iftari i Hapur u mundëson myslimanëve që të kremtojnë Ramazanin, mundësinë për t’u mbledhur dhe për të ofruar dashuri dhe ndërgjegjësim mes njëri tjetrit.

Një numër xhamish lokale dhe anëtarë të komunitetit mysliman të Chelseat, si mbështetës dhe nxënës shkollash, do të ftohen të marrin pjesë së bashku më stafin e ekipit të Chelseat.
Ky bashkëpunim do të mbahet në kuadër të fushatës “No To Hatë”, “Thuaji Jo Urrejtjes” e cila është një program i barazisë, diversitetit dhe përfshirjes në mbarë klubin që ka për synim t’i edukojë të gjithë palët brenda dhe jashtë Chelseat dhe futbollit.
Promovimi i tolerancës fetare është një nga fushat kryesore të fokusit “Thuaji Jo Urrejtjes”, me festivale të tjera fetare të theksuara gjatë gjithë vitit kalendarik./Orselina Lazraj/