Chelsea nis bisedimet për transferimin e Aubameyang
Chelsea ka nisur bisedimet për të kompletuar nënshkrimin me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona.
33-vjeçari iu bashku katalunasve si agjent i lirë në shkurt pasi arriti marrëveshje me Arsenalin për ndërprerjen e kontratës.
Por, arritja e Robert Lewandowskit këtë verë do të ndikojë që Aubemayang të mos ketë minutazhë të madhe në "Camp Nou", derisa Barcelona është duke provuar të largojë futbollistët që paguhen shumë për të bilancuar situatën financiare.
Chelsea tashmë ka nënshkruar me Raheem Sterling nga Manchester City këtë verë për të përmirësuar skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel, por tani duan edhe një sulmues për ta zëvendësuar Romelu Lukakun që u huazua te Inter Milan.
Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea ka nisur bisedimet për nënshkrimin me Aubameyang gjatë kësaj vere.
Tuchel tashmë e njeh mirë yllin nga Gaboni pasi bashkëpunuan te Borussia Dortmund, si dhe vazhdojnë të kenë një lidhje të shkëlqyeshme që nga koha në Bundesliga.
Chelsea provoi të transferojë Aubemayangun në janarin e vitit 2020 gjatë kohës së Frank Lampard, por pastaj u tërhoqen shkaku i pagave të larta të lojtarit.
Gjatë kohës te Arsenal, Aubameyang shënoi 92 gola në 163 paraqitje dhe i ndihmoi "Topçinjve" të fitojë FA Cup në vitin 2020.
Por, muajt përfundimtar në fanellën e Arsenalit nuk ishin më të mirët me trajnerin Mikel Arteta që edhe ia largoi shirtin e kapitenit shkaku i problemeve disiplinore.
Aubameyang pastaj u detyrua të largohet nga Arsenal dhe e realizoi kalimin te Barcelona në javët përfundimtare të afatit dimëror.
Që nga kalimi në "Camp Nou", qendërsulmuesi ka shënuar 13 gola në 23 paraqitje dhe në marsin e kaluar, Xavi e vlerësoi 33-vjeçarin si "dhuratë nga qielli".
Kur u pyet për arritjen e Lewandowskit në muajin e kaluar, Aubameyang deklaroi: "Isha shumë i emocionuar spese e njoh mirë, kemi luajtur bashkë te Dortmund dhe kishim kohë të mirë aty".
"Isha shumë i lumtur dhe kur u zyrtarizua që u ribashkuam, kishim disa fjalë qesharake për në të kaluarën, por jam shumë i lumtur sepse kështu Barcelona garon, me sulmues të mirë".