Chelsea mposhtet nga Servette por kualifikohet në Ligë të Konferencës - NACIONALE

Chelsea mposhtet nga Servette por kualifikohet në Ligë të Konferencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka pësuar humbje në udhëtim te Servette, por është kualifikuar në Ligë të Konferencës.

Skuadra londineze fitoi 2:0 në Stamford Bridge një javë më parë, teksa sot pësoi humbje 2:1, për t'u kthyer në garat evropiane pas një viti mungesë, ndonëse në Ligë të Konferencës, që është gara e tretë për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Chelsea e dominoi krejtësisht edhe këtë takim, por që nuk arrinin të realizonin rastet e krijuara, me vendasit që shënuan dy herë nga tri goditje në portë.

Të kaltrit e Londrës kaluan të parët në epërsi kur Christopher Nkunku shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 14-të.

Guillemenot barazoi shifrat në minutën e 32-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Ishte Crivelli që e kaloi në epërsi Servetten në minutën e 72-të për herë të parë në epërsi, për të krijuar panikë te skuadra e Chelseat.

Por, kaq ishte sa i përket golave. Chelsea fitoi 3:2 me rezultat të përgjithshëm dhe kualifikohet në Ligë të Konferencës, ku nesër do ta mësojë fatin e saj, kur të hidhet shorti.

Lajme të ngjashme