Chelsea merr “goditje”, Palmer rrezikon të mungojë ndaj Arsenalit - NACIONALE

Chelsea merr “goditje”, Palmer rrezikon të mungojë ndaj Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se më shumë gjasë do të mungojë Cole Palmer ndaj Arsenalit të martën.

Anglezi që është lojtari më në formë te “Blutë” ka qenë i sëmurë andaj edhe ka munguar në stërvitje të hënën, duke shtuar dyshimet se mund të mungojë të martën.

I pyetur nëse Palmer do të përballet me Arsenalin, Palmer pranoi se nuk është i sigurt që golashënuesi më i mirë i sezonit do të jetë gati.

“Do të shohim nesër, nëse do të jetë i pranishëm në stërvitje në mëngjes. Por sonte, nuk besoj që do të përfshihet. Do të shohim edhe nesër dhe pastaj do të vendosim”.

“Nëse është mirë nesër, ndoshta nuk do të jetë në gjendje të luaj. Shpresoj që të shërohet nga kjo situatë dhe të përfshihet sa më shpejtë që është e mundur për skuadrën”.

Edhe pse pa Palmer, Pochettino është optimist se Chelsea do ta mposhtë Arsenalin.

“Me ose pa të, ne besojmë se mund të fitojmë. Gjëja më e rëndësishme është skuadra, kolektivisht”.

“Sigurisht është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Po bën punë fantastike por te Chelsea janë disa lojtarë që mund të përformojnë dhe ta kryejnë punën”.

Përballja mes Arsenalit dhe Chelseas zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme