Chelsea me mund e eliminon Leeds Unitedin nga FA Cup - NACIONALE

Chelsea me mund e eliminon Leeds Unitedin nga FA Cup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea më shumë vështirësi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të FA Cupit ndaj Leeds Unitedit.

Derbi mes dy skuadrave rezultoi të jetë mjaftë i zjarrtë nga fillimi, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 3:2.

Mysafirët e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm tetë minutave, me Mateo Joseph që shënoi pas asistimit të Jaidon Anthonyt.

Mirëpo vendasit e barazuan shpejtë përmes Nicolas Jackson, që mori një pasim të bukur nga Caicedo (15’).

Ndërsa, ishte Mykhailo Mudryk që e përmbysi epërsinë me një gol nga afërsia pas asistimit të Raheem Sterlingut (37’).

Leeds s’u dorëzua, duke shënuar prapë. Sërish i njëjti bashkëpunim, asiston Anthony dhe shënon Joseph, që ishte harruar plotësisht nga mbrojtja kundërshtare (59’).

Mirëpo, kur askush s’e priste në skenë doli kapiteni Conor Gallagher që mori një pasim nga Enzo Fernandez dhe e dërgoi brenda rrjetës për t’ia siguruar skuadrës londineze avancimin në çerekfinale.

Kësisoj, Chelsea në çerekfinale të FA Cupit do të përballet me një tjetër skuadër të Championshipit, Leicester Cityn.

Lajme të ngjashme