Chelsea, Liverpool dhe Man City pesimist në shanset për transferimin e Davies - NACIONALE

Chelsea, Liverpool dhe Man City pesimist në shanset për transferimin e Davies

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea, Liverpool dhe Manchester City kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut Alphonso Davies, por besojnë se lojtari do t’i bashkohet Real Madridit.

Kanadezi e ka treguar veten si një ndër mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë, që kur iu bashkua “Bavarezzëve” që nga viti 2018.

Gjigantët anglezë kanë shprehur interesim serioz për 23-vjeçarin, megjithatë asnjë prej tyre nuk ka shpresa që një marrëveshje e tillë mund të realizohet.

Sipas “90min”, të gjitha palët janë të besimit se Davies ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit verën tjetër. Në fakt, edhe Bayern Munich ka dëshirë për t’ia rinovuar kontratën por ai s’është fortë i interesuar.

Real Madrid në afatin e verës pritet të jetë mjaftë aktiv pasi duan ta financojnë blerjen e Davies, si dhe transferimin e Kylian Mbappes si agjent i lirë.

Përpos kësaj, thuhet se Davies dhe “Los Blancos” kanë një marrëveshje në princip për në verë.

Agjenti i Davies Nedal Househ ndërkohë për “TZ” tha: “Kjo s’është e drejtë. Tani, Phonzy është te Bayern Munich, aty është i fokusuar”.

Davies ka zhvilluar 18 ndeshje për bayernin në të gjitha garat këtë sezon, duke regjistruar tre asistime.

Lajme të ngjashme