Chelsea i vendos çmim të ulët Romelu Lukakut - NACIONALE

Chelsea i vendos çmim të ulët Romelu Lukakut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka vendosur ta shesë sulmuesin Romelu Lukaku për vetëm 38 milionë funte në verë.

Pavarësisht që e blenë mbi 100 milionë euro nga Interi para dy viteve, “Blutë” tani do të pranojnë oferta më të ulëta për belgun.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Chelsea kërkon 38 milionë funte për Lukakun dhe cila do skuadër që i ofron, atëherë mund ta transferojë në verë pavarësisht që nuk ka klauzolë lirimi.

“Chelsea është e përgatitur për ta shitur Romelu Lukakun për 38 milionë funte në verë. Ka një marrëveshje me kampin e Lukakut për ta lejuar të largohet për 38 milionë funte”.

“Nuk është klauzolë lirimi, por Chelsea do të prapozojë secilin propozim në këtë vlerë”.

“Jo vetëm për AS Roman, secila skuadër që bën ofertë mund ta transferojë meqenëse Lukaku nuk është më pjesë e projektit të Chelseas”, shkroi ndër të tjera italiani.

Roma pritet të mos investojë kaq shumë për qendërsulmuesin, i cili nuk po gjen formën më të mirë nën urdhrat e De Rossit.

Këtë sezon Lukaku ka shënuar 20 gola në huazim te Roma në të gjitha garat, por mund të qëndrojë në Itali – ku mund të ofrohet si pjesë shkëmbimi për Victor Osimhenin e Napolit.

Lajme të ngjashme