Chelsea i bën nderë Liverpoolit e Arsenalit, e ndal Manchester Cityn me barazim - NACIONALE

Chelsea i bën nderë Liverpoolit e Arsenalit, e ndal Manchester Cityn me barazim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka dështuar ta vazhdojë serinë e fitoreve, pasi me shumë vështirësi ka siguruar një barazim 1:1 ndaj Chelseat, dhe kështu me këtë gabim i ka bërë nderë Liverpoolit dhe Arsenalit në garën për titull kampion.

Qytetarët e dominuan krejtësisht takimin, duke pasur posedimin në anën e tyre si dhe rastet e krijuara, por që goditjet në portë ishin në të mirë të Chelseat.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me epërsinë 1:0 të londinezëve, pasi Raheem Sterling shënoi gol të bukur në minutën e 42-të, i asistuar nga Jackson.

Skuadra e Guardiolës u angazhua shumë në pjesën e dytë, ku u treguan shumë të rrezikshëm, por janë për të dëshiruar në konkretizim.

Krejt çfarë arritën të bënin kampionët në fuqi, ishte një gol i shënuar nga Rodri në minutën e 83-të nga një goditje e fortë, që iu solli të paktën një barazim nga kjo përballje në Etihad.

Me këtë barazim, Manchester City mbetet në vendin e tretë në Premierligë, me dy pikë më pak se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërsa katër pikë më pak se lideri Liverpool, me këta të fundit që kanë një ndeshje më tepër të luajtur.

Lajme të ngjashme