Chelsea gati për një revolucion në sulm: Largohet Broja e Gallagher, vjen Benzema
Chelsea është duke shikuar të bëjë disa ndryshime në afatin kalimtar dimëror, ku mund të preket edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.
“Blutë” e Londrës janë duke vuajtur për një golashënues, andaj janë duke konsideruar disa opsione – një ndër to edhe huazimin e lojtarëve si Karim Benzema ose Roberto Firmino nga Arabia Saudite.
“The Telgraph” raporton se të dy lojtarët shihen si një “opsion afat shkurtër” meqenëse në verë do të tentojnë blerjen e yllit të Napolit Victor Osimhen që ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.
Megjithatë, me ardhjen e mundshme të Benzemas ose Firminos atëherë do të preken edhe dy lojtarë, Conor Gallagher dhe Armando Broja.
Sipas raportit, e ardhmja e anglezit është në dyshime me Tottenhamin si destinacion të mundshëm, derisa edhe shqiptari mund të largohet, në formë huazimi ose të shitet direkt.
Chelsea nuk e sheh më Brojën si të paprekshëm pasi po vuan të gjejë formën që kur mori atë lëndim derisa dështoi nga tetë metra distancë ndaj Fulhamit, me Pochettinon që eventualisht e zëvendësojë me Noni Madueke.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, me Chelsean që në bashkëpunim me trajnerin Pochettino do të vendosin se çfarë do të bëhet me këta sulmues pasi po kanë vështirësi edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ndërkohë, Benzema është i hapur për një rikthim në Evropë vetëm gjashtë muaj pasi kaloi në Arabinë Saudite ngase edhe u përjashtua nga ekipi i parë i Al Ittihad shkaku që mungoi disa herë në stërvitje.