“Chelsea gaboi që nuk e transferoi Cristiano Ronaldon”
Legjenda William Gallas beson se Chelsea gaboi duke mos e transferuar Cristiano Ronaldon, pasi u largua nga Manchester Unitedi.
Portugezi bëri rikthimin sensacional te “Djajtë e Kuq” në vitin 2021, plot 12 viteve pas largimit nga Real Madrid mirëpo pas një interviste tronditëse me Piers Morgan, klubi anglez ia ndërpreu kontratën.
Ronaldo atë kohë ishte i lidhur me kalimin te Chelsea, por skuadra londineze vendosi të mos e transferojë, andaj pesë herë fituesi i Topit të Artë kaloi në Arabinë Saudite – ku tani ka shënuar 42 gola në 50 ndeshje.
Megjithatë, ish mbrojtësi i Chelseas Gallas beson se ishte një gabim i madh mosnënshkrimi me 39-vjeçarin.
“Chelsea bëri gabim që nuk e transferoi Cristiano Ronaldon. Ishte i lirë dhe Chelsea do të ishte klub i mirë për të”.
“Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Ronaldo në dhomën e zhveshjes, ta sjell mentalitetin fitues dhe mund të përfitonte e tërë skuadra. Ishte gabim nga Chelsea”, deklaroi ai.
Chelsea në verën e ardhshme pastaj mori Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson, mirëpo deri më tani asnjëri nuk ka arritur ta dështojë formën.
Nkunku ka pësuar një tjetër lëndim që do ta mbajë jashtë fushës edhe për një kohë, derisa Jackson është titullar për skuadrën e Pochettinos.