Chelsea e ashpër me talentin e akademisë: Rinovo, ose nuk luan
Chelsea thuhet se i ka thënë yllit të akademisë Josh Acheampong se nuk do të luajë më me skuadrën derisa ta rinovojë kontratën.
18-vjeçari është pjesë e të rinjve të Chelseas që kur ishte 8 vjeç, ndërsa nënshkroi kontratën e parë profesionale këtë vit, e cila vlen deri më 2026.
Chelsea duket se është e dëshpëruar për t’ia rinovuar kontratën Acheampong, i cili po vëzhgohet nga Real Madridi dhe tre klube tjera të Premierligës.
Sipas “The Athletic”, klubi londinez e ka njoftuar se nuk do ta lejojnë të luajë as edhe një minutë derisa të nënshkruajë kontratë të re.
Chelsea e ka bërë të qartë se nuk duan lojtarë që të mbesin në 12 muajt e fundit të kontratës ose më pak, ngase kanë marrë veprime të ngjashme edhe me yjet e tjerë.
“Blutë” megjithatë nuk kanë dëshirë për ta shitur Achemapongun, i cili është vlerësuar si “trim” dhe “lojtar me personalitet” edhe nga trajneri Enzo Maresca.
Në vend të kësaj, Chelsea është optimiste se situata do të zgjidhet dhe planifikojnë t’i vazhdojnë negociatat në mënyrë që ai të luajë për londinezët.
Acheampong, që mund të luajë në rolin e mbrojtësit të djathtë ose qendërmbrojtësit debutoi në Premierligë kundër Tottenhamit, kurse edhe zhvilloi minuta në fitoren ndaj Barrow AFC në Carabao Cup këtë sezon.