Chelsea e aktivizon klauzolën për ta marrë 19-vjeçarin në janar
Chelsea thuhet se e ka aktivizuar klauzolën lirimit për t’i dhënë fund huazimit të Aaron Anselminos te Boca Juniors më herët.
“Blutë” arritën marrëveshje për të nënshkruar me Anselminon për 15 milionë funte, por mbrojtësi pritej t’i bashkohet skuadrës londineze në verën e vitit 2025.
Sidoqoftë, “German Garcia Grova” raporton se Chelsea e ka aktivizuar klauzolën që e lejon Chelsea ta thyejë marrëveshjen paraprake dhe ta sjellë adoleshentin në Evropë menjëherë.
Thuhet se skuadra e Enzo Marescas duan që Anselmino të fitojë menjëherë eksperiencë në futbollin evropian, edhe pse plani specifik mbi argjentinasin mbetet për t’u parë.
Ekziston gjasa që 19-vjeçari të qëndrojë me ekipin e parë, ose të huazohet te klubi francez Strasbourg, pra pak a shumë si me Andrey Santosin.
Chelsea në janar do ta sjellë edhe talentin tjetër Estevao, sidoqoftë ai do të rikthehet prapë te Palmerias shkaku që s’mund të debutojë me Chelsean para muajit prill, atëherë kur do t’i mbushë 18 vjeç.
Tjetër talent i ri që do t’i bashkohet Chelseas është edhe mesfushori nga Ekuadori Kendry Paez.