Chelsea "bie" në Dortmund, Benfica kryen detyrën në Brugge
Sonte janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera në rrethin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Dortmund ka shënuar fitore të rëndësishme duke mposhtur 1:0 Chelsean në “Signal Iduna Park”. Në ndeshjen tjetër Benfica e kaloi me sukses ndeshjen e parë kundër Club Brugge, duke e mposhtur 2:0 në udhëtim.
Chelsea vijon të zhgënjejë jo vetëm në Premierligë, por edhe në Ligën e Kampionëve. Trajneri Potter akoma nuk ka arritur t’i vendosë gjërat në vendin e vet pas një kampanje transferimesh me investime marramendëse.
Gjithsesi, në stadiumin e tejmbushur të skuadrës veri-perëndimore, londinezët hasën në vështirësi serioze për të dalë në element të tyre të formës.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi 0:0, Dortmund qartësisht mbizotëroi në lojë, mirëpo pa arritur ta zhbllokojë rezultatin.
Megjithatë, goli i fitores erdhi pak pasi kaluan një orë lojë. Ishte Adeyemi ai që me anë të një vrapimi sensacional shkoi përballë portierit Kepa, e depërtoi atë dhe në fund futi topin në rrjetë për 1:0.
Enzo Fernández (€121 milhões)
— 𝐁𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐥𝐢𝐠𝐚 𝐈𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫 🇧🇷🇩🇪 (@BundesInsider) February 15, 2023
Kepa Arrizabalaga (€80 milhões)
Karim Adeyemi ATROPELOU mais de 1 BILHÃO DE REAIS pra marcar o seu primeiro gol em mata matas de Champions. 🥵⚡️pic.twitter.com/y34lfr3ze5
Deri në fund të ndeshjes Dortmund me sukses ia doli që ta menaxhojë kapitalin prej një goli, duke konfirmuar kështu një fitore të artë.
Ndërkaq në ndeshjen tjetër Benfica me mjaft pragmatizëm ia doli ta sigurojë një fitore tejet të çmuar kundër Club Brugge. Që të dy golat erdhën në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Joao Mario ai që nga pika e bardhë edhe një herë u tregua i pagabueshëm, duke shënuar kështu në minutën e 51-të për epërsinë 1:0 në udhëtim kundër belgëve.
Kurse goli i fitores erdhi në minutën e 88-të, pak pak minuta para se gjyqtari të fishkëllente për përfundimin e ndeshjes. Braziliani Neres shënoi për dyfishimin e epërsisë në 2:0, që ishte edhe goli që përcaktoi në të tilla shifra fituesin.
