“Çështje e mbyllur”, Ramos i kërkon falje fotografit - NACIONALE

“Çështje e mbyllur”, Ramos i kërkon falje fotografit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sergio Ramos ka kërkuar falje të fotografi pas shtyu pas humbjes zhgënjyese nga Bayern Munich në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Fotografi e preku ish kapitenin e Real Madridit derisa provonte t'i bënte disa foto Neymarit që gjendje prapa tij.

Spanjolli pas kësaj u nervozua duke e shtyrë fotografin me forcë, sidoqoftë tani fotografi Markus Gilliar ka treguar se Ramos e ka telefonuar duke i kërkuar falje.

"Bëfasia e mbrëmjes: Dje Sergio Ramos më kontaktoi personalisht dhe më kërkoi falje për sjelljen e tij. Kërkim falja pranohet, çështja mbyllet", shkroi ai në profilin e tij zyrtar në "Instagram".

Ramos pastaj e shpërndau postimin e tij duke shkuar në mbishkrim: "Faleminderit Marcus".

36-vjeçari ishte një ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë të martën mbrëma, duke qenë ndër më të vlerësuarit në "L'Equipe".

Ramos që kaloi te PSG në vitin 2021 e ka pranuar se fillimisht kishte frikë se kishte gabuar duke u larguar nga Real Madridi.

"Në fillim isha mbrapa, çdo gjë shkoi keq. U lëndova, më duhej kohë e gjatë për t'u shëruar dhe të adaptohesha në sistemin e ri, një skuadër e re, trajner i ri".

"Fillon të kesh dyshime tek vetja nëse ke bërë gjënë e duhur ose jo. Por karriera ime ka qenë duke punuar shumë".

"Çfarë të them kur jam tek ky klub me këtë dëshirë të madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe dua të bëjë më të mirën në pjesën e mbetur të karrierës", tregoi ai.

PSG pësoi humbje në shtëpi ndaj Bayern Munichut derisa më 8 mars ndeshja kthyese, njëkohësisht vendimtare do të zhvillohet në "Allianz Arena".

Lajme të ngjashme