Cesc Fabregas nis punën si trajner, merr drejtimin e skuadrës italiane - NACIONALE

Cesc Fabregas nis punën si trajner, merr drejtimin e skuadrës italiane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Chelseas Cesc Fabregas ka nisur punën si trajner, pasi ka marrë përkohësisht kreun e skuadrës së Serie B Como.

Spanjolli e përfundoi karrierën te skuadra italiane dhe që atëherë ka nisur punën si trajner, duke drejtuar U19-shat.

Mirëpo, tani që është shkarkuar Moreno Longo shkaku i rezultateve negative, Como ia ka besuar pozitën ish mesfushorit.

Fabregas megjithatë nuk duhet se do të qëndrojë për një kohë të gjatë, me klubin që deklaron se fokusi i tyre është ta gjejnë një trajner të ri.

Ne e falënderojmë Moreno Longo për gjithë punën dhe dedikimin, sidomos pas asaj periudhe të vështirë në sezonin e kaluar

Sidoqoftë, duam të nisim një rrugë të re me shpresën që të jetë më emocionuese dhe e shkëlqyer për tifozët në Como dhe më shumë”.

Shpresojmë të bëjmë një trajner të ri në të ardhmen e afërt. I falënderojmë tifozët që na kuptojnë dhe na mbështesin. Si gjithmonë, forca Como”, shkruhet në komunikatë.

Fabregas iu bashkua Comos në vitin 2022 pas katër sezoneve në Francë, me skuadrën e Monacos. 36-vjeçari kaloi një karrierë fantastike duke luajtur për top gjigantë evropianë si Arsenal, Barcelona dhe Chelsea, duke fituar Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Premierligën dhe trofe të tjerë.

Ndeshja e parë si trajner do të jetë vikendin tjetër, ku Como përballet me skuadrën e fundit të tabelës Feralpisalo.

Lajme të ngjashme