Çerekfinale të zjarrta në Ligë të Evropës, publikohen formacionet zyrtare
Liga e Evropës rikthehet me emocionet e saj, ku sonte do të zhvillohen çerekfinalet, me katër superndeshje me fillim nga ora 21:00.
Milani përballet me Romën, në derbin e skuadrave në Italia, Liverpooli e pret Atalantën, ndërsa ndeshje shumë interesante janë edhe Bayer Leverkusen - West Ham dhe Benfica - Marseille.
Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo që zhvillohet në San Siro, duke parë dy gjigantë të futbollit italian që takohen mes vete.
Formacionet startuese
Milan - Roma
Stefano Pioli ka vendosur të mos ndryshojë shumë në formacion dhe do të luajë me skemën 4-2-3-1, me Giroud që do të jetë i vetëm në sulm.
Milani (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Gabbia, Thiaw, Hernandez; Bennacer, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Rafael Leao; Olivier Giroud.
Here's how we line up for tonight's first leg 📋#ACMASR #UEL #SempreMilan pic.twitter.com/rwv4P5TdY7
— AC Milan (@acmilan) April 11, 2024
Në anën tjetër, homologu i tij, Daniele De Rossi, që ka ngjallur atmosferën në kryeqytetin italian me ardhjen e tij, do të luajë me skemë 4-3-3.
Roma (4-3-3): Svilar; Spinazzola, Mancini, Smalling, Çelik; Paredes, Cristante, Pellegrini; Dybala, Lukaku dhe El Shaarawy.
📋 Ecco la formazione scelta da mister De Rossi per #MilanRoma 🐺
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 11, 2024
🔥 DAJE ROMA DAJE! 🔥#ASRoma #UEL pic.twitter.com/4wNTvXHKEW
Liverpool - Atalanta
Skuadra e Jurgen Klopp po kalon formë shumë të mirë, duke qenë në garë për Premierligë, ndërsa sot do të synojë fitoren në shtëpi.
Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Jones, Endo, Mac Allister; Elliott, Nunez dhe Gakpo.
Team news is in for tonight's #UEL clash with Atalanta 👊
— Liverpool FC (@LFC) April 11, 2024
Atalanta që ka humbur gjasat për një vend në top katërshe në Serie A, do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin në Ligë të Evropës.
Atalanta (4-3-1-2): Musso; Ederson, Hien, Gjimshiti, Zappacosta; Pasalic, DeRoon, Ruggeri; Koopmeiners; De Ketelaere dhe Scamacca.
Gli undici in campo ad Anfield 👥
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) April 11, 2024
Team news! 🚨#LiverpoolAtalanta #UEL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/3c8wBcZOpJ
Bayer Leverkusen - West Ham United
Bayer Leverkusen në krye me Xabi Alonson do të kërkojnë fitoren e radhës, tani në Ligë të Evropës, ku përballen me West Ham nga Anglia.
Skuadra e vetme pa humbje në top 5 ligat evropiane, Leverkusen, tashmë pothuajse ka siguruar titullin e parë historik në Bundesligë dhe do të jenë në kërkim edhe të garës së dytë më të rëndësishme evropiane.
Bayer Leverkusen (4-2-3-1): Kovar; Stanisic, Tah, Tapsoba, Grimaldo; Granit Xhaka, Palacios; Frimpong, Wirtz, Adli; Schik.
So gehen wir rein ins Viertelfinal-Hinspiel gegen @westham!
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) April 11, 2024
🔜 #B04WHU | #Bayer04 | #UEL | @Barmenia pic.twitter.com/om5nSLrHIj
Në anën tjetër, David Moyes, që po bën sezon të mirë me West Ham, ka vendosur për formacionin klasik 4-3-3.
West Ham (4-3-3): Fabianski; Cresswell, Zouma, Mavropanos, Coufal, Emerson, Soucek, Ward-Prowse; Paqueta, Antonio dhe Kudus.
How we line up against Bayer Leverkusen ⚒ pic.twitter.com/bANwBr2iIa
— West Ham United (@WestHam) April 11, 2024
Të tri përballjet fillojnë pas pak minutash, saktësisht në orën 21:00, ndërsa ndeshjet e kthimit ku do të mësohen gjysmëfinalistët zhvillon më 18 prill.