CEO i Interit i bindur se Lautaro e Dimarco do të nënshkruajnë kontratat e reja
Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, është shprehur i bindur se do të nënshkruajnë kontrata të reja me Lautaro Martinez e Federico Dimarco, duke shtuar se klubi po negocion pa nxituar për marrëveshje sa më të mirë.
Zikaltrit befasuan shumë njerëz duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe ata e kanë mbajtur atë ritëm në sezonin e ri, duke u ngjitur në krye të tabelës së Serie A dhe duke rezervuar vendin e tyre në fazat me eliminim direkt të garës kryesore të klubeve evropiane.
Interi aktualisht mban një epërsi prej dy pikësh ndaj rivalëve Juventus, kundërshtarët e tyre të radhës pas pushimit ndërkombëtar, kështu që do të jenë në ‘zjarr’ për të siguruar një rezultat pozitiv në Torino, pasi ata kërkojnë të ngrenë titullin kampion të 20-të këtë sezon.
Duke folur për Sky Sports Italia, Marotta diskutoi fillimisht kontratat e reja për Dimarco dhe Lautaro, dy nga lojtarët e Interit.

“Gjëja e mirë për këta djem është se ata kanë një ndjenjë të fortë përkatësie. Kjo është e rëndësishme për ne sepse do të thotë të krijojmë një bërthamë solide. Zgjatja e kontratave të tyre ka një rëndësi të madhe morale, unë dhe Ausilio po negociojmë pa u nxituar sepse kemi agjentë të pjekur, të lidhur me Interin dhe gjithçka të çon në optimizëm”.
Ai shikoi përpara, duke folur për Derby d'Italia, me ish-klubin e tij Juventus.
“Juve-Interi në histori është përcaktuar gjithmonë si derbi i Italisë dhe i tillë mbetet. Nëse pastaj shohim se jemi të parët kundër të dytit, ndeshja ka një thirrje edhe më të bukur dhe është një aspekt pozitiv për botën e futbollit”.

Së fundi, Marotta u pyet nëse derbi ka një rëndësi shtesë për të, duke marrë parasysh historinë e tij në Torino.
“Emocioni është gjithmonë aty, duke marrë parasysh vitet e kaluara atje, por jam i sigurt se do të jetë një reklamë e mirë për futbollin.”
#Inter, #Marotta: "Rinnovi #Lautaro e #Dimarco? Stiamo negoziando senza fretta"https://t.co/Kxkzofis2s
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 14, 2023
