Cassano: Kritika të pavenda ndaj Interit, Bayern është i një kategorie tjetër
Antonio Cassano i ka dalë në mbrojtje Interit, pas një mori kritikash që ka pranuar me të humbur 0:2 kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Ish-sulmuesi italian i Interit dhe disa skuadrave tjera, Antonio Cassano, ka dhënë mendimin e tij rreth kontestimeve të pafundme që i janë bërë zikaltërve në 24 orët e fundit.
Për tifozët ishte vështirë të kapërdihej një humbje e dytë radhazi, pas asaj në derbi kundër Milanit, që la një shije tejet të hidhur.
Për Cassanon gjërat duhen parë me një sy ndryshe, ngase theksi nuk duhet të përqendrohet vetëm te paraqitja e Interit, por më së shumti te cilësia e padiskutueshme që posedon skuadra bavareze.
Këndvështrimi i Antonio Cassanos
Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, Antonio Cassano u është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që po gozhdojnë me kritika Interin pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampionëve.
“Unë dëgjoj shumë kritika dhe shumë gjëra që thuhen rreth trajnerit apo lojtarëve. E vërteta është se Bayern është shumë më i fortë, ngase është i një kategorie tjetër. Inter ka disa probleme. E vërtetë, nuk ka luajtur mirë, por Bayern është njëra prej skuadrave më të mira në botë. Nuk mund t’i atribuoj Interit shumë të meta ose vetë trajnerit. Kanë bërë atë që mundën, por të tjerët (Bayern) ishin shumë më të fortë”, theksoi ai.
Këto fjalë të Antonio Cassanos vinë disa orë pasi shumë opinionistë të futbollit italian kritikuan Inzaghin për qasjen në lojë që ka skuadra zikaltre, duke qenë me raste inekzistente, ashtu siç kryqëzohet me kritika edhe vetë mbrojtja specifikisht, që ka pranuar një mori golash deri më tani në kampionat.
Konfirmimi i Inzaghit në stol
Sot, drejtuesit e Interit me Inzaghin kanë folur rreth situatës në të cilën po kalon skuadra. Humbja e mbrëmshme kundër Bayern me rezultat 0:2 ka zemëruar jo vetëm tifozët, por edhe drejtuesit e klubit.
"As që bëhet fjalë që Inzaghi ka besimin e klubit. Ai është duke bërë një punë të mirë. Di ta bëj zellin e trajnerit dhe e menaxhon shumë mirë skuadrën. Ne jemi Interi dhe duhet ta themi një gjë të rëndësishme: kur vishet kjo fanellë duhet të nderohet. Më vjen keq për 60 mijë të pranishmit dje dhe për 70 mijë tjerë në ndeshja tjera. Ne kemi një detyrim: duhet t'i shpaguajmë në formën më të mirë të mundshme dhe për ta bërë këtë duhet të besojmë", tha ai fillimisht.
Marotta vazhdoi të flasë për Inzaghin, ku tregoi se çfarë presin nga ai si drejtues të klubit tani e tutje.
"Inzaghi ka një organikë cilësore, të cilën duhet ta përdorë në mënyrën më të mirë të mundshme, në bazë të stilit të lojës të kundërshtarëve, si dhe të ushtrimeve. Mendoj që është duke e bërë në mënyrën më të mirë, edhe pse, fatkeqësisht, dy ndeshjet e fundit rezultuan me humbje", theksoi ai.

