Casemiro shënon gol të bukur, Man United në epërsi
Manchester United ka kaluar në epërsi në finalen e Carabao Cup ndaj Newcastle Unitedit, që po zhvillohet në "Wembley".
Ishte mesfushori brazilian Casemiro që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur të Luke Shaw (33').
Anglezi harkoi për mrekulli duke gjetur brazilianin, i cili realizoi me kokë nga afërsia.