Casemiro konsideron largimin nga Man Utd për Arabinë Saudite - NACIONALE

Casemiro konsideron largimin nga Man Utd për Arabinë Saudite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Casemiro është duke konsideruar largimin nga Manchester Unitedi gjatë janarit për të luajtur në Arabinë Saudite.

31-vjeçari ka vuajtur ta gjejë formën më të mirë këtë sezon dhe ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Premierligës, përfshirë edhe përballjen ndaj Copenhages.

Ai mori lëndim në gju derisa përfaqësonte Brazilin muajin e kaluar dhe pastaj e lëndoi kofshën ndaj Newcastle Utd, që nënkupton të rikthehet para krishtlindjeve.

Sidoqoftë, ekziston mundësia që të mos e shohim sërish Casemiron në fanellën e Unitedit, me “Relevo” raporton se po shikon opsion e largimit në janar.

Ish ylli i Real Madridit është mësuar me trofe të njëpasnjëshëm në “Santiago Bernabeu”, andaj ka mbetur i zhgënjyer me formën e Unitedit që kur iu bashkua, e sidomos këtë sezon.

Ai kaloi te “Djajtë e Kuq” me shpresën të luftojë për titull por Man Unitedi ka humbur nëntë nga 18 ndeshjet në të gjitha garat.

Raporti shton se atij i pëlqen mundësia për të luajtur në Arabinë Saudite, ku ka shumë ish bashkëlojtarë.

Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Neymar, Fabinho dhe Roberto Firmino kanë raporte fantastike me Casemiron, andaj edhe mund t’i ndihmojnë të përshtatet në Arabinë Saudite.

Ai momentalisht s’ka ndonjë ofertë në tavolinë nga klubet arabe, por disa prej tyre do të ishin të hapura të bënin ofertë nëse lojtari vendos përfundimisht të largohet nga “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme