Casemiro: Humbja 6:3 ishte e rëndë, por tani duhet ta mposhtim Man Cityn - NACIONALE

Casemiro: Humbja 6:3 ishte e rëndë, por tani duhet ta mposhtim Man Cityn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro e ka pranuar se ka qenë vështirë ta pranonin humbjen 6:3 nga Man City, por tani iu duhet ta fitojnë FA Cup.

“Djajtë e Kuq” do të provojnë ta ndalin Man Cityn nga fitimi i tripletës, pasi këta të fundit kanë fituar Premierligën, dhe ndodhen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, para kësaj finale Man City përballet me Unitedin në FA Cup dhe Casemiro ka deklaruar se tani duhet të fitojnë.

"Të gjitha ndeshjet janë tregim ndryshe, apo të them film ndryshe. Duhet të jesh real. Ata (Manchester City) ishin më të mirë në ndeshjen e fundit. E merituan të na mposhtin, por kur flet për një rezultat 6:3 në ligë, mbesin vetëm tre pikë që fiton".

"Sigurisht mentaliteti të bie dhe rritet kur shënon gjashtë në një fitore por i mposhtëm në shtëpi dhe siç kam thënë çdo ndeshje është ndryshe, mirëpo të humbasësh në atë mënyrë është e vështirë. Kur të humbasësh gjëja më e rëndësishme është që në të radhës të fitosh".

Ai beson se falë eksperiencës të disa lojtarëve që kanë fituar tituj 20 herë kampioni i Anglisë mund ta fitojë trofeun e dytë brenda këtij sezoni.

"Është ndeshje tejet e rëndësishme por e dimë se duhet ta shijosh, është finale. Se bashku me bashkëlojtarët ne mund ta shpërndajmë këtë eksperiencë. Kemi de De Gea, Bruno, Rafa që vazhdimisht kanë fituar tituj".

"Klubi ka fituar një trofe dhe u renditem në pozitën e tretë në Premierligë dhe tani jemi në finale. Kur flet për projekte afatgjatë, është normale që të të marrë kohë shkaku i mentalitetit të trajnerit filozofisë së lojës por besoj që jemi më rehatshëm".

"Trajneri ka pasur një sezon fantastik, klubi gjithashtu por jemi shumë të emocionuar dhe është kënaqësi të luash në finalen e FA Cupit por ndryshimi tani nga parapërgatitjet sezonale është trajneri".

Në fund, ai foli për vështirësitë në fillim duke treguar se Bruno Fernandes e ka ndihmuar ta mësojë gjuhën angleze.

"Nëse flasim për tërë sezonin, jam i kënaqur. Familja ime është e lumtur këtu. Klubi dhe tifozët kanë qenë brilant me mua që nga dita e parë. Jam shumë i lumtur dhe po e shijoj sikur të isha 20-vjeçar".

"Kur mbërrita këtu isha prapa shkaku i gjuhës, por fatmirësisht Bruno më ndihmoi shumë. Ai ishte gjithmonë brilant dhe me mësoj shumë gjëra për klubin. Kam një lidhje të shkëlqyer me Brunon, kalojmë shumë mirë".

Lajme të ngjashme