Carvajal: I them çdo ditë Rodrit t’i bashkohet Realit, do të ishte perfekt për ne
Mbrojtësi Dani Carvajal ka treguar se është duke tentuar ta bind mesfushorin Rodri që të transferohet te Real Madridi.
Rodri që sa vite është mahnitës te skuadra angleze, duke qenë lojtari kryesor në mesfushë si dhe i padiskutueshëm nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Mirëpo, Carvajal ka nisur punën për ta bërë lojtar të Real Madridit dhe këtë e konfirmoi publikisht.
“I them Rodrit çdo ditë që të nënshkruajë për Real Madridin”.
“I them secilën ditë që të largohet nga Mançesteri, nuk ka diell aty (moti zakonisht është më shi) dhe të vjen te Madridi sepse kemi nevojë për të”.
“Ai më thotë se ka kontratë... por do të ishte perfekt për ne”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madridi publikisht nuk është se ka shprehur interesim për spanjollin, ngase që sa vite vlerësohet i paprekshëm nga bordi i gjigantit anglez.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë zhvillim tjetër pas kësaj deklarate, duke marrë parasysh se Toni Kroos është pensionuar dhe Realit i nevojitet një lojtar në atë pozitë.