Carvajal i hap derën Realit: Jam gati të rinovoj, qoftë edhe për një vit - NACIONALE

Carvajal i hap derën Realit: Jam gati të rinovoj, qoftë edhe për një vit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Dani Carvajal ka pranuar se është gati për ta rinovuar kontratën edhe për një vit.

Spanjolli tha se e kupton shumë mirë mënyrën si funksionon klubi madrilen, ku lojtarët që bëjnë mbi 30 vjeç zakonisht iu rinovojnë kontrata për një sezon.

“Klubi është në krye dhe presidenti është ai që e planifikon skuadrën. Kushti në klub është që kur një lojtar arrin një moshë të caktuar, atëherë rinovojnë çdo vit. Nuk e kam problem, për derisa paraqitjet, dëshira dhe niveli im vazhdon të jetë i duhur”.

“Ideja ime është të qëndroj këtu sa më shumë që është e mundur, por duhet të jemi real. Nëse nuk e shoh vetën në një nivel të duhur, atëherë tërhiqem. Ky është kriteri që gjithnjë e përdori nëse klubi mbështetet në shërbimet e mia”.

Ndër të tjera, Carvajal tha se pret ta nisin me fitore këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve.

“Ndeshjet e para në të gjitha garat janë të rëndësishme. Me formatin e ri e nisim në shtëpi, po shikojmë përpara në këtë kompeticion sepse e dimë çfarë nënkupton për klubin. Do të japim gjithçka nga fillimi dhe të mos i japim kundërshtarit asnjë shans”.

“Stuttgart? Janë të rinj, skuadër e guximshme që e mban topin. Duhet të jemi të duruar, ta mbajmë topin dhe pastaj t’i ndëshkojmë”.

Përballja mes Realit e Stuttgartit zhvillohet në "Santiago Bernabeu" me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme