“Çartet” Ramazani, e krahason sfidën ndaj Realit si finalja mes Chelseas dhe Barcelonës
Sulmuesi i Almerias Largie Ramazani ka mbetur i shokuar pas asaj që ndodhi në përballjen ndaj Real Madridit.
Ramazani pas vetëm disa sekondave e kaloi Almerian në epërsi, por në pjesën e dytë Reali bëri një rikthim nga 2:0 në 2:3, ku ishin disa vendime të VAR-it të diskutueshme, si dhe të gjitha në favorin e madrilenëve.
E ndër reagimet e shumta, ka qenë edhe i futbollistit që e ka krahasuar këtë përballje me finalen e Ligës së Kampionëve Chelsea – Barcelona.
Ai ka postuar një video të legjendës së Chelseas Didier Drogba që e quan “vjedhje”, derisa shtoi në mbishkrim “S’kam fjalë”.
No words. pic.twitter.com/VTXR5wEI2c
— Largie Ramazani (@LRamazani88) January 21, 2024
Kujtojmë, Almeria renditet në pozitën e fundit në tabelë dhe deri më tani ka vetëm gjashtë pikë të fituara derisa Real Madrid renditet në pozitën e dytë, një pikë prapa Gironas por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Reagime ka pasur edhe nga klubi i Almerias, të cilët në rrjetin social “X” refuzuan ta paraqesin raportin e takimit duke shkruar se “Të gjithë e dinë çfarë ndodhi. Mos e prisni fare raportin”.