Carragher: Spekulimet e Real Madridit ndikuan te Alexander-Arnold - NACIONALE

Carragher: Spekulimet e Real Madridit ndikuan te Alexander-Arnold

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jamie Carragher beson se paraqitja e dobët e mbrojtësit Trent Alexander-Arnold ndaj Manchester Unitedit ishte shkaku i spekulimeve për Real Madridin.

Real Madridi thuhet se është gati të ofrojë 20 milionë funte për ta blerë anglezin në janar, por që Liverpooli refuzoi ta shiste.

Alexander-Arnold dëshpëroi në barazimin 2:2, ku u kritikua për paraqitjen ndoshta më të keqen në karrierë. Sipas Carragher, kjo ndodhi shkaku i Realit.

“Ishte i dobët. Ndeshja mund të shkonte edhe më keq për ta, gjithmonë duhet të jetë fokusi te ai”.

“Prisja që të bënte një paraqitje siç bën shpesh, që e dominon pozitën e mbrojtësit të djathtë. Mendoja se sistemi i Unitedit do t’i përshtatej, shkaku që ka hapësirë dhe do të harkonte lehtë”.

“Vetëm ai e di nëse spekulimet e kanë ndikuar, por fakti se ishte paraqitja e tij e parë e dobët pasi Real Madridi bëri ofertë, më bën të mendoj se është ndikuar vërtetë”.

Carragher ndër të tjera shtoi se Alexander-Arnold e ka ditur se Real Madridi do të bënte ofertë zyrtare.

“Pse njerëzit e Alexander-Arnold mendojnë se do të ishte ide e mirë, duke e ditur se Liverpooli do të thoshte jo?”.

“Ai do të merr kritika nëse largohet falas. Nëse Real Madridi bën ofertë në janar dhe Liverpooli thotë jo, ndoshta mund të thonë “Ata të ofruan 30-40 milionë euro”.

Lajme të ngjashme