Carragher: Liverpooli ka vendosur ta shet Nunezin - NACIONALE

Carragher: Liverpooli ka vendosur ta shet Nunezin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit Jamie Carragher thotë se klubi anglez do të provojë ta shet sulmuesin Darwin Nunez në verën e ardhshme.

Nunez assesi s’është përshtatur te “Reds” që kur iu bashkua në një marrëveshje prej 64 milionë funte në vitin 2022.

Uruguaiani ka shënuar vetëm tre gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa nuk ka përfituar edhe nga mundësia për të drejtuar sulmin në mungesën e Diogo Jotas.

Carragher pret që Liverpooli ta shet menjëherë në verë Nunezin, shkaku i paraqitjeve zhgënjyese.

“Ne thamë se nuk e dimë se çfarë do të bëjë, kështu që si do të bëjnë mbrojtësit… askush nuk e thotë kurrë këtë për një lojtar të mirë”.

“Ai kushtoi 63 milionë funte me shtesa dhe nuk ka asnjë mënyrë që t'i ketë shtesat”.

“Nuk jam i sigurt nëse do të jetë këtu sezonin e ardhshëm, mendoj se Liverpool do ta vazhdojë pa atë”.

Nunez i kishte prishur raportet edhe në vitin e fundit me Jurgen Klopp, që e bëri atë të fshinte të gjitha postimet në fanellën e Liverpoolit në rrjetin social “Instagram”, mirëpo me ardhjen e Slot iu ofrua një mundësi e mirë për ta dëshmuar vetën.

Lajme të ngjashme