Carlos Alcarez në histori, e fiton turneun Roland Garros 2024 - NACIONALE

Carlos Alcarez në histori, e fiton turneun Roland Garros 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti spanjoll Carlos Alcarez është hyrë në histori, duke u bërë lojtari më i ri që i fiton tre tituj të ndryshëm të Grand Slam, pas fitores ndaj gjermanit Alexander Zverev në finalen e turneut Roland Garros 2024.

Spanjolli ishte mahnitës, në përballjen e vështirë që e fitoi me sete 2:3, sfidë që doli të jetë e jashtëzakonshme nga fillimi.

Alcarez e nisi më mirë, duke e fituar setin e parë me rezultat 6:2, por pastaj gjermani e përmbysi këtë duke i marrë dy setat tjera (6:2, 7:5).

Kur Zverev ishte pranë fitores, pra i nevojitej vetëm edhe një set – ndodhi ‘ringjallja’ e 21-vjeçarit që e mori bindshëm setin e katërt me rezultat 1:6

E pastaj ishte i pandalshëm në çerekun e fundit për të dëshmuar se pse po konsiderohet si e ardhmja e tenisit, duke fituar me rezultat 2:6.

Kështu, Alcarez në moshën 21-vjeçare bëhet lojtari më i ri që i fiton tre tituj të ndryshëm të Grand Slamit, “US Open 2022”, “Wimbledon 2023” si dhe “Roland Garros 2024”.

Lajme të ngjashme