Carlos Alcaraz e fiton sërish Wimbledonin, e shkatërron nacionalistin serb në finale
21-vjeçari Carlos Alcaraz e ka fituar Wimbledonin e dytë në karrierë, këtë herë në Mbretërinë e Bashkuar, duke mposhtur në finale nacionalistin serb Novak Djokovic.
Spanjolli ishte dominues nga fillimi, për të shënuar fitore që doli të ishte mjaftë e lehtë me rezultat 3:0 në sete.
Alcaraz e nisi për mrekulli duke marrë setet e serbit, për të shënuar fitore me rezultat 6:2.
Me të njëjtin ritëm vazhdoi edhe në setin e dytë, duke fituar prapë me rezultat të thellë 6:2.
Ndërsa, kur të gjithë prisnin që Djokovic të fitonte setin e tretë dhe të kthehej në lojë për ta bërë finalen më interesante, spanjolli s’ia dha këtë mundësi për të shënuar fitore me rezultat të ngushtë 7:6.
Kështu, Alcaraz në moshën 21-vjeçare fiton Grand Slamin për herë të katërt në karrierë.