Carlo Ancelotti ua tregon derën disa futbollistëve të Real Madridit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ua ka bërë të qartë disa futbollistëve të vet se ata nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ri.
Alvaro Odriozola, Mariano dhe Borja Mayoral nuk kanë vend në skuadrën e Ancelottit për sezonin e ri, siç u pa edhe në ndeshjet miqësore të klubit këtë verë.
Ancelotti ka qenë i qartë se zëvendësuesi i Dani Carvajalit në krahun e djathtë të mbrojtjes është Lucas Vazquez dhe jo Odriozola.

Mbrojtësi bask nuk e luajti asnjë minutën e humbjen kundër Barcelonës të dielën por as në barazimin me America të martën. Madje të martën Vinicius Tobias luajti para tij. Ky është një mesazh për Odriozolan se, se nëse qëndron, atëherë nuk do të luajë pothuajse fare.
Borja Mayoral, ndërkohë, dukej se do të ishte zëvendësues i Karim Benzemas. Sulmuesi i ri shkoi në turin parasezonal në Los Angeles me shpresën se do të kishte mundësi t’i dëshmonte vlerat e veta para Ancelottit.
U duk se Mayoral do të luante kundër Americas, por Ancelotti e parapëlqeu Eden Hazardin si zëvendësues të Benzemas. Ky vendim është tregues për Mayoralin se duhet të largohet nga Real Madridi.
Mariano është i vetëdijshëm se klubi e dëshiron largimin e tij nga klubi dhe se trajneri Ancelotti nuk llogarit në të, megjithëse se ai luajti disa minuta kundër Barcelonës.

Por ai nuk luajti asnjë sekondë kundër Americas dhe nëse vendos të qëndrojë, atëherë kjo është diçka me të cilën do të përballet tërë sezonin.
Real Madridi do ta mbarojë turin parasezonal në Shtetet e Bashkuara të dielën me ndeshjen e fundit miqësore kundër Juventusit dhe do të kthehet në Spanjë.
Kampioni spanjoll dhe evropian do të përballet me Eintracht Frankfurtin në finale të Superkupës së Evropës të mërkurën më 10 gusht, ndërsa sezonin në La Liga do ta nisë më 14 gusht kundër Almerias në udhëtim.