Carlo Ancelotti reagon pas kritikave të Todd Boehly ndaj Chelseat - NACIONALE

Carlo Ancelotti reagon pas kritikave të Todd Boehly ndaj Chelseat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti i ka vlerësuar si me vend fjalët e Todd Boehly, i cili i kritikoi lojtarët e Chelseat në dhomën e zhveshjes pak ditë para ndeshjes kudër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes së Chelseat 2:1 ndaj Brighton të dielën në ligë, pronari i klubit Boehly hyri në dhomën e zhveshjes së të kaltërve për të biseduar me lojtarët. Thuhet se Boehly bashkë me bashkëpronarët e tjerë të Chelseat e cilësuan si të turpshme renditjen e skuadrës në tabelën e Premierligës.

Kritikat e Boehly u dhanë në një moment kritik para se Chelsea të përballet me Real Madridin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, të martën, pas humbjes në Santiago Bernabeu 2:0.

Edhe pse është e pazakontë që pronari i klubit të flasë drejtpërdrejtë me lojtarët, ish-trajneri i Chelseat Ancelotti e konsideroi fjalimin e Boehlyt si frymëzim për lojtarët para një ndeshjeje të rëndësishme.

Nga ana e pronarëve mund të jetë një motivim i rëndësishëm për lojtarët. Situata e Chelsea nuk është një situatë e mirë, mendoj se të kesh mbështetjen e klubit mund të frymëzojë lojtarët të luajnë më mirë. Është një lëvizje e mirë për të bërë këtë dhe nëse pronari i klubit dëshiron të flasë me lojtarët nuk kam asnjë problem. Mendoj se pronari ka të drejtë të dijë se cilat janë vendimet e trajnerit dhe ekipit të tij, kështu që është e drejta e klubit të dijë se çfarë bën trajneri”, u tha Ancelotti gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Chelseat.

Pronarët e rinj të Chelseat kanë shpenzuar më shumë se 600 milionë funte që kur morën drejtimin verën e kaluar nga Roman Abramovich. Megjithatë, të kaltrit kanë dështuar që të japin rezultatet e dëshiruara dhe janë në vendin e 11 në Premierligë.

Chelsea është nikoqir ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve sonte në Stamford Bridge./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme