Capello: Interi s’e fiton prapë Serie A, Juve, Milani dhe Napoli favorit
Ish trajneri tani analist Fabio Capello nuk mendon se Interi do ta mbrojë titullin kampion sezonin tjetër, duke deklaruar se Napoli, Milani dhe Juventusi janë favoritët.
“Neurazzurët” ishin mahnitës këtë sezon, duke dominuar në kampionat nga fillimi e deri në fund.
Sidoqoftë, Capello nuk pret që skuadra e Inzaghit të vazhdojë me të njëjtin stil edhe sezonin tjetër.
“Sezonin tjetër do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Nuk mendoj se Interi do ta përsërit titullin kampion, por i shoh Milanin dhe Juventusin si super protagonist”.
“Urime për Napolin sepse Conte ka eksperiencë dhe është trajneri i duhur në kohën e duhur. E ka dëshmuar se është i duhuri dhe është favoriti sepse ka Serie A në fokus”.
Ndër të tjera, Napoli s’është kualifikuar në garat evropiane andaj do të jetë i fokusuar vetëm në kampionat, meqenëse do të ketë vetëm një lojë për javë.
“Do të jetë e rëndësishme të kanë një skuadër të mire, që ka fundacion për të gjithë suksesin”, nënvizoi Capello.