Cancelo e quan gënjeshtar Guardiolan e Cityn klub mosmirënjohës - NACIONALE

Cancelo e quan gënjeshtar Guardiolan e Cityn klub mosmirënjohës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Joao Cancelo e ka akuzuar Pep Guardiolan se është gënjeshtar, duke thënë se tekniku spanjoll e akuzoi publikisht.

Portugezi është i huazuar te Barcelona, pasi prishi raportet me Guardiolan sa ishte pjesë e Cityt.

Disa mediume britanike kishin shkruar se Cancelo s’ka qenë bashkëlojtar i mirë, mirëpo 29-vjeçari në një intervistë për “A Bola” e ka akuzuar Guardiolan se ka qenë prapë këtyre spekulimeve.

Gënjeshtra u raportuan. Asnjëherë s’kam qenë bashkëlojtar i keq, mund ta pyesni Ake ose Ricon. Nuk kam ndonjë kompleks superioriteti apo inferioriteti karshi tyre, ishte vetëm mendim i trajnerit”.

Man City ishte paksa mosmirënjohës ndaj meje kur e thanë këtë sepse isha lojtar shumë i rëndësishëm në vitet sa i kalova aty”.

Kurrë nuk kam dështuar t’i përkushtohem klubit dhe tifozëve, gjithmonë kam dhënë më të mirën. Më kujtohet kur shtëpia ime u sulmua nga hajdutët dhe të nesërmen isha në Emirates të luaj ndaj Arsenalit”.

“Këto gjëra nuk mund t’i harroni. E lashë gruan dhe vajzën në shtëpi, që ishin të shokuara. Njerëzit do ta kujtojnë vetëm këtë pjesën tjetër, sepse Guardiola ka fuqi më shumë kur thotë diçka”.

Ndërkohë, Cancelo po shpreson të mbetet te Barcelona që janë duke shikuar disa mundësi për ta blerë përfundimisht.

Lajme të ngjashme