Çalhanoglu: Besoj se Inter mund ta fitojë Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Çalhanoglu: Besoj se Inter mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Hakan Çalhanglu ka konfirmuar se po pret ofertën për rinovimin e kontratës, derisa diskutoi rolin e tij te Inter dhe ambiciet për këtë edicion.

28-vjeçari iu bashkua "Neurazzurëve" si agjent i lirë verën e kaluar pas largimit nga AC Milan, derisa ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Simeone Inzaghit me tre gola dhe pesë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Duke folur për "Corriere della Sera", Çalhanoglu diskutoi se si ndihet te Inter dhe rëndësinë e përballjes së radhës kundër Napolit.

"Ndihem mirë dhe dua të jem edhe më i rëndësishëm te Interi. Aty ata më ndihmuan dhe me bën të ndihem në shtëpi. Dua ta ripaguaj këtë besim për ta fituar një tjetër trofe, ndoshta Scudetto".

"Ne besojmë në rikthim, nëse vazhdojmë me kualitetin e ndeshjeve të kaluara para pushimit ne mund t'ia dalim. Ndeshja ndaj Napolit më 4 janar në "San Siro" do të jetë vendimtare, do të na tregojë shumë për pjesën e mbetur të sezonit".

"Ta fitojmë do të ishte shumë e rëndësishme, ne luajmë në shtëpi dhe jemi favoritë. Jemi duke u përgatitur në mënyrën e drejtë, e shoh skuadrën mirë. Ne duam të tregojmë se çfarë kemi brenda".

Mesfushori tutje foli për lumturinë te "Neurazzurët" dhe zbuloi se nuk ishte lejuar ta voziste motoçikletën.

"Jam në dashuri me Harley, por nuk e përdori dhe po qëndron në garazh. Sapo arrita këtu Piero Ausilio më tha "Kurrë mos të të shoh në motoçikletë". Drejtori sportiv ende nuk më ka telefonuar për të negociuar rinovimin e kontratës, që skadon në vitin 2024".

"Dua të flas lidhur me këtë, jam duke pritur që të më telefonojë. E dua Italinë, dua të qëndroj në Milan edhe në fundin e karrierës time".

28-vjeçari bisedoi edhe për Ligën e Kampionëve dhe ambiciet në këtë kompeticion.

"Ta fitoj është një ndër ëndrrat e mia, këtë vit besoj. Nuk e di pse, por kam një ndjenjë të veçantë. Kaluam një grup të vështirë, u rikthyem pas humbjes nga Bayern dhe dëshmuam se mund t'ia dalim".

"Porto është skuadër e fortë, por nëse luajmë si ndaj Barcelonës mund ta kalojmë raundin".

Lajme të ngjashme