Cadena Ser: Barcelona nuk po mund ta regjistrojë Dani Olmon - NACIONALE

Cadena Ser: Barcelona nuk po mund ta regjistrojë Dani Olmon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke hasur probleme për ta regjistruar sulmuesin Dani Olmo, pavarësisht që e blenë nga RB Leipzigu.

Të premten e kaluar, katalunasit e prezantuan afrimin e Olmos, i cili shkëlqeu në “Euro 2024” duke qenë golashënuesi më i mirë me tre gola e dy asistime.

Sidoqoftë, kalimi te Barcelona mund të jetë problem. Edhe pse blaugranasit kanë qenë shumë aktiv në anën financiare, ende nuk po arrijnë ta regjistrojnë ish lojtarin e akademisë.

Barcelona i ka huazuar 25 për qind të “Barca Studios” te kompania gjermane Libero, që vlerësohen rreth 100 milionë euro, sidoqoftë, operatori është duke refuzuar të paguajë.

Kësisoj, nëse situata s’ndryshon në ditët e ardhshme atëherë Barcelona do të shqyrtojë edhe disa opsione tjera. Një ndër mundësitë është edhe shitja e lojtarëve.

Problemi është që Barcelona aktualisht nuk po ka nga kush të fitojë para. Ndër mundësitë e vetme është shitja e Frenkie de Jongut, i cili nuk po pranon të largohet.

Ronald Araujo ishte opsion, sidoqoftë pësoi një lëndim shumë serioz dhe është vështirë që ndonjë skuadër ta transferojë si i lënduar, si dhe Raphinha i cili pëlqehet në Arabinë Saudite, mirëpo nuk është i interesuar për këtë lëvizje.

Lajme të ngjashme