"Buzëqeshin" klubet angleze, Real Madrid nuk jep mbi 100 milionë euro për Bellingham
Real Madrid është në garë për të nënshkruar me mesfushorin Jude Bellingham këtë verë, por nuk do të shpenzojnë mbi 100 milionë euro.
Ylli i Borussia Dortmundit është i dashur pak a shumë nga çdo klub i madh në Evropë, por Real Madrid, Manchester CIty dhe Liverpool shihen si favoritët kryesorë.
Dortmundi dëshiron ta mbajë 19-vjeçarin dhe duan t'i ofrojnë kontratë të re, por e kanë pranuar se nuk mund të refuzojnë ndonjë ofertë të lartë.
Real Madrid pritet të bëjë një ofertë, pasi e kanë bërë Bellingham një ndër prioritetet e verës, mirëpo mediumi spanjoll "AS" thotë se klubi e ka vendosur një limit për anglezin.
Gjiganti spanjoll nuk do të paguajë mbi 100 milionë euro për mesfushorin, derisa klubet e Premierligës janë të gatshme të ofrojnë edhe më shumë.
Dortmund thuhet se kërkon rreth 120 milionë euro për talentin, vlera që Man City dhe Liverpool mund t'i ofrojnë mirëpo jo Real Madridi.

Skuadra gjermane "Bild" ka raportuar se Dortmund i ka ofruar Bellinghamit rritje page në 13 milionë euro për vit, me klauzolë lirimi prej 131 milionë funtesh.
Ndërkohë, Bellingham deri më tani ka refuzuar ta komentojë të ardhmen duke qenë i fokusuar që ta mbyllë këtë edicion me trofe te Dortmundi.
“Verdhëzinjtë” janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, por janë lider momental në Bundesliga, derisa ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj Bayern Munichut.