“Buzëqesh” Ten Hag, Antony mund të rikthehet ndaj Galatasaray - NACIONALE

“Buzëqesh” Ten Hag, Antony mund të rikthehet ndaj Galatasaray

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Antony mund ta bëjë rikthimin te Manchester Unitedi në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasaray.

Braziliani s’ka qenë pjesë e skuadrës që nga 23 gushti, shkaku i një marrëveshje të përbashkët pasi akuzohet se sulmoi seksualisht ish të dashurën Gabriele Cavallin.

Antony i ka refuzuar të gjitha akuzat, përfshirë edhe akuzat nga dy gra tjera.

23-vjeçari u rikthye në Angli këtë javë, ku u intervistua nga Policia e Mançesterit, derisa më vonë u rikthye në stërvitje me bashkëlojtarët.

Man United konfirmoi me një komunikatë zyrtare se Antony ishte i gatshëm për përzgjedhje, por që s’u ftua në humbjen e fundit nga Crystal Palace të dielën.

Duke kompletuar stërvitjen këtë javë, “The Sun” raporton se anësori mund të rikthehet në përballjen e radhës, ndaj gjigantit turk.

Man Unitedi e nisi me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve pasi u mposht me rezultat 4:3 nga Bayern Munich, derisa në përgjithësi kanë pësuar katër humbje në shtatë ndeshje.

Antony ishte titullar në të katër ndeshjet e para të Premierligës para se të ndodheshin këto probleme, kurse në sezonin debutues realizoi tetë gola në 44 paraqitje.

Lajme të ngjashme