“Buzëqesh” Milani, Man City e lejon Walkerin të largohet falas - NACIONALE

“Buzëqesh” Milani, Man City e lejon Walkerin të largohet falas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City do ta lejojë mbrojtësin Kyle Walker të largohet falas në afatin e janarit, gjë që do të ishte bonus për AC Milanin, drejtuesit e të cilit po synojnë ta mbyllin marrëveshjen me 34-vjeçarin.

Trajneri Pep Guardiola konfirmoi më herët këtë javë se anglezi ka kërkuar të largohet nga klubi, për ta përfunduar karrierën diku tjetër.

Edhe pse ka pasur sugjerime se Arabia Saudite mund të jetë destinacioni, është Milani që shihet si favoriti për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë.

Sipas raportimeve, është vetë Zlatan Ibrahimovic që personalisht po punon në prapaskena për ta kompletuar këtë transferim.

“Gazzetta dello Sport” raporton se nëse Walker nuk ndryshon mendje, atëherë do të lejohet të largohet falas si shenjë mirënjohje për punën bërë në shtatë vite e gjysmë, ku ka fituar gjashtë Premierliga, dy FA Cup, katër EFL Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo do të nënkuptonte se marrëveshja mund të mbyllet shpejtë, ku “Rossonerët” thjesht duhet t’ia paguajnë pagën dhe bonuset.

Në fakt, prapë nuk do të jetë një transferim i lirë, me lojtarin që paguhet rreth 9 milionë euro për sezon pa i përfshirë bonuset, derisa edhe po kërkon kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Walker nuk është lojtari i vetëm që po negocion me Milanin, ngase Ibrahimovic po punon edhe me Manchester Unitedin për Marcus Rashford.

Lajme të ngjashme