“Buzëqesh” Mallorca: Fiton afro 1.5 milion euro falë Vedat Muriqit - NACIONALE

“Buzëqesh” Mallorca: Fiton afro 1.5 milion euro falë Vedat Muriqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mallorca ka fituar afro 1.5 milion euro falë sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, që u lëndua derisa përfaqësonte kombëtaren e Kosovës.

Qendërsulmuesi shtatëgjatë u rikthye në fushë pas 67 ditëve duke u futur në lojë në minutën e 80-të në barazimin ndaj Villarrealit.

Rikthimi i kosovarit s’është i vetmi gjë pozitiv për Mallorcan që kanë vuajtur për gola këto muaj, duke shënuar vetëm 19 në 21 ndeshje, me Abdon Prats që ishte protagonist në pesë prej tyre.

Mallorca gjithashtu do të fitojë afro 1.5 milionë euro shkaku i rregullave të FIFA-s, me shtëpinë e futbollit që e paguan lojtarin pasi pësoi lëndim derisa ishte në detyrën ndërkombëtare.

Programi mbrojtjes i lojtarëve nga FIFA hynë në fuqi nëse një lojtar pëson lëndim derisa është duke luajtur për kombëtaren e tij dhe pastaj nuk rikthehet brenda 28 ditëve. Kësisoj, FIFA paguan një vlerë prej 20 mijë e 548 euro në ditë.

Kështu, nëse bëhen llogaritë Muriqi ka qenë jashtë fushës për plot 67 ditë, që nënkupton se skuadra spanjolle do të fitojë hiç më pak se 1 milion e 376 mijë e 716 euro nga ky lëndim.

Muriqi tani do ta synojë të rigjejë golin për të mbajtur formën fantastike që kalonte muaj më parë si dhe ta ndihmojë Kosovën në miqësoret e muajit mars.

Lajme të ngjashme