"Buzëqesh" Klopp, Arthur Melo pranë rikthimit nga lëndimi
Mesfushori i Liverpooli, Arthur Melo është shumë pranë rikthimit nga lëndimi i fundit që ka marrë.
26-vjeçari iu bashkua "Reds" në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar, por pësoi lëndim muskulor gjatë muajit tetor.
Braziliani mungoi në parapërgatitje sezonale dhe me shpresën që të jetë sa më shpejtë në formë për Liverpoolin, pësoi një tjetër lëndim që e detyroi të operohet dhe tani është jashtë fushës që tre muaj.
Kupa e Botës i ka dhënë atij një mundësi që të shërohet pa humbur shumë ndeshje dhe raportohet se ka bërë progres të mirë duke iu bashkua skuadrës së Liverpoolit në Dubai, që nënkupton se është dy javë pranë shërimit.
Arthur fillimisht kishte bërë punë rikuperimi në Brazil për të ndihmuar në përshpejtimin e kthimit të tij dhe në mënyrë që ai të mund t'i bashkohej skuadrës në Dubai.
Me arritjen e këtij qëllimi fillestar, ekipi i tij personal dhe mjekët e klubit të Liverpoolit janë 'shumë optimistë' se ai mund të rikthejë fundin e janarit në formë të mirë.
Natyrisht, Liverpool thotë se ai nuk do të nxitohet, pasi nuk do të rrezikojë, por mungesa katërmujore që u konsiderua fillimisht ka të ngjarë të shkurtohet.
Përparimi është një lehtësim i mirëpritur për Arthurin, i cili u zemërua në kohën e lëndimit të tij. Ish-mesfushori i Barcelonës besonte se ai sapo po arrinte formën pasi bëri përpjekje shtesë për t'u futur në ekipin e parë të Klopp, por po e kanalizon atë zhgënjim për të motivuar veten që të jetë gati për sfidën përpara, në mënyrë që të luajë një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të sezonit.
Arthur gjithashtu ka shfrytëzuar kohën e tij për të marrë mësime shtesë në anglisht çdo ditë për të ndihmuar komunikimin e tij brenda dhe jashtë fushës, ndërsa ai përpiqet të luajë në Merseyside.