‘Buzëqesh’ Barcelona, Man City ia zbret çmimin Joao Cancelos - NACIONALE

‘Buzëqesh’ Barcelona, Man City ia zbret çmimin Joao Cancelos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është i gatshëm ta zbresë çmimin e kërkuar për mbrojtësin Joao Cancelo në verë pas interesimit të Barcelonës.

Portugezi momentalisht është huazim te Bayern Munich dhe ka bërë 20 paraqitje që kur iu bashkua në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse ka katër vite të mbetura në kontratë, e ardhmja e Cancelos shihet larg “Etihad Stadium”, meqenëse nuk është më i preferuari i Guardiolas.

Bayern Munich ka opsionin për ta blerë për 62 milionë funte Cancelon, por më shumë gjasë nuk do ta aktivizojnë gjë që i hap derën Barcelonës, se paku kështu raporton “Sport Bild”.

Barcelona është duke kërkuar një mbrojtës të krahut të djathtë me spekulimet se Jules Kounde mund të largohet në verë.

Gjiganti anglez thuhet se do ta shiste Cancelon te Barcelona vetëm për 34 milionë funte, që është më pak se afër dyfishi i vlerës që shpresonin ta merrnin nga Bayerni.

Mirëpo për Barcelonës, portugezi s’është opsioni i vetëm pasi në listë ndodhet edhe ai i Villarrealit, Joan Foyth.

Cancelo kaloi te Man City nga Juventusi në vitin 2019 duke bërë 154 paraqitje dhe fituar dy herë titullin e Premierligës, ku do të marrë edhe një medalje këtë edicion, si dhe Carabao Cup tre herë.

Lajme të ngjashme