“Buzëqesh” Arteta, dy yje rikthehen në stërvitje para ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
Arsenal ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Nottingham Forest, me Mohamed Elneny që ka munguar për një kohë të gjatë është rikthyer në stërvitje.
Egjiptiani qëndroi në vend të Thomas Partey në fund të sezonit të kaluar dhe fitoi një kontratë të re njëvjeçare falë paraqitjeve të shkëlqyera.
Elneny pritej të kishte një rol shumë të rëndësishëm edhe këtë edicion, praktikisht në Ligën e Evropës, por që nga fillimi i shtatorit ka vuajtur nga lëndimi që e pësoi në sfidën ndaj Fulhamit.
30-vjeçari tani është rikthyer dhe është i gatshëm të "luftojë" për pozitën e titullarit dhe është parë duke u stërvitur pranë bashkëlojtarëve.
Transferimi i verës, Marquinhos gjithashtu është rikthyer në stërvitje pasi mungoi në humbjen e të enjtes ndaj PSV Eindhoven shkaku që ishte i sëmurë.
Oleksandr Zinchenko nga ana tjetër që ka munguar që nga fillimi i tetorit ende nuk është plotësisht gati dhe mbetet të shihet nëse do të rrezikohet apo do ta bëjë rikthimin para se të nis Kupa e Botës.
Arteta ka pranuar se dëshiron një paraqitje më të mirë se në ndeshjen e kaluar kundër PSV-së, ku pësuan humbje 2:0 ndaj skuadrës së Ruud van Nistelrooy.
"Topçinjtë" kanë nevojë për pikët e plota në mënyrë që të marrin sërish kreun pasi Man City triumfoi ndaj Leicester Cityt falë një gol tejet të bukur të Kevin de Bruyne.
Duke folur pas humbjes së fundit ndaj PSV-së, Areta tha: "Jam shumë i zhgënjyer. Është fundi i një rrugëtimi të gjatë, ku fituam shumë ndeshje dhe është humbja e parë (që nga shtatori) dhe ne duhet të pushojmë".
"Urime për PSV-në, ishin skuadër më e mirë sot. Nuk ishim as afër nivelit tonë dhe e dimë se në Evropë është e vështirë të fitosh".
"Nuk kontrolluam aspak. Nuk e fituam topin në pozitat që donim. Dhuruam shumë herë topin, që i lejoi ata të sulmonin, gjë të cilën ata e donin. Ishin në krye për shumë gjëra, në krahasim me javën e kaluar ishte ndryshe".
Arsenal nesër do ta zhvillojë sfidën ndaj Nottingham Forestit me fillim nga ora 15:00.