Buzëqesh Ancelotti, Alaba në listën e Real Madridit për Superkupën e Spanjës
Pas mungesës që më shumë se një vit, mbrojtësi David Alaba ka lënë prapa lëndimin.
Trajneri Carlo Ancelotti e ka ftuar austriakun për Superkupën e Spanjës, që do të jetë ndihmë e madhe duke marrë parasysh problemet në aspektin defansiv.
Lista e plotë e Realit për gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Mallorcas:
Portierë: Courtois, Lunin, Gonzalez
Mbrojtës: Alaba, Vazquez, Fran Garcia, Rudiger, Mendy, Asencio, Lorenzo, Aguado
Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modric, Tchouameni, Guler, Ceballos
Sulmues: Vinicius, Mbappe, Rodrygo, Endrick, Brahim, Yanez.
🚨 Real Madrid squad vs. Mallorca. pic.twitter.com/5lOiOg3wfF
— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 7, 2025
Përballja mes Real Madridit dhe Mallorcas zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.