Burgoset tifozi që sulmoi portierin serb të Sevillës
Një tifozë i PSV Eindhoven ka marrë dënimin prej tre muajsh burg, pasi në ndeshjen e Ligës së Evropës, sulmoi portierin serb të Sevillës, Marko Dmitrovic.
Tifozit i është shqiptuar dënim i rregullt me burg për dy muajt e parë dhe 30 ditë të tjera do të jetë i kushtëzuar pasi hyri në fushën e lojës për ta sulmuar futbollistin.
20-vjeçari, tifoz i skuadrës holandeze hyri në fushë më 23 shkurt në fund të ndeshjes, ku më pas e pësoi keq, pasi i grushtua në fytyrë nga serbi.
Edhe pse u sulmua, portieri Dmitrovic nuk u lëndua, përkundrazi u kundërpërgjigj ndaj sulmit, përpara se sigurimi i ndeshjes ta kapte dhe ta largonte nga stadiumi tifozin.
Federata e Futbollit e Holandës (KNVB) njoftoi se tifozi veçse e kishte pasur të ndaluar hyrjen në stadium, por në ndeshjen e Ligës së Evropës hyri me anë të një bilete të blerë nga shoku i tij.
Drejtori i futbollit i PSV-së, Marcel Brands, ka dënuar sulmin dhe ka insistuar se klubi do të punojë me grupet e tifozëve për të siguruar që ndalimet e stadiumeve të zbatohen më mirë. Klubi mbetet subjekt i një rasti disiplinor nga UEFA si pasojë e incidentit.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2023/02/24/3563710-72583368-2560-1440.jpg)
Në një deklaratë nga Gjykata e Qarkut, East Brabant thuhet: "I dyshuari jo vetëm që shkeli ndalimin e stadiumit dhe zonës, ai gjithashtu doli në fushë në gjendje të dehur për të sulmuar një futbollist.
"Kjo është krejtësisht mungesë respekti për viktimën, klubet e futbollit dhe të gjithë mbështetësit e vërtetë të PSV-së. Përveç kësaj, i dyshuari u dënua dy herë në vitin 2021 për shkelje të lidhura me futbollin."
PSV fitoi ndeshjen e dytë të play-offit me rezultatin 2:0, por Sevilla kaloi në 1/8 e finales me rezultat të përgjithshëm 3:2.
