Bukayo Saka kalon Arsenalin në epërsi ndaj Liverpoolit
Arsenal ka kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë në derbin anglez ndaj Liverpoolit.
Ishte sulmuesi Bukayo Saka që realizoi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë vendasve.
Pas një goditje të Kai Havertzit që u prit nga portieri mysafir, Saka u gjend në vendin e duhur për ta finalizuar.